Edhe një serial me superheronj do vijë shumë shpejt në njërin nga televizionet më të njohur amerikanë, CBS.
Sipas HollywoodReporter, seriali më i ri do të ketë në rol kryesor aktoren e “Glee”, Melissa Benoist e cila do luajë kushëriren e Supermenit, Kara Zor-El, transmeton Koha.
Kara Zor-El ka ikur nga planeti Kripton për shkak të shkatërrimit para shumë viteve dhe ajo tani, në moshën 24 vjeçare do të ndalojë së fshehuri superfuqitë e njëjta me atë të kushëririt të saj dhe do t’i shfrytëzojë ato për t’u bërë superheroina e parë femër.
“Supergirl” do të vijë nga producentët e “The Flash” dhe “Arrow”, dy nga seritë momentalisht ndër më të famshme me superheronj, ndërsa nuk është caktuar një datë për premierën e serialit. /Telegrafi/