Telegrafi

Superformacioni me lojtarët e pensionuar në vitin 2019

Emra të mëdhenj të futbollit botëror i kanë dhënë fund karrierës së tyre gjatë vitit që po lëmë pas.

Është fjala për kampionë bote, fitues të Ligës së Kampionëve, fitues të ligave shtetërore dhe lojtarë që kanë fituar thuajse gjithçka derisa ishin aktivë.

Faqja gjermane për informacion të futbollit në Instagram, Transfermarkt, ka bërë një formacion me 11 lojtarët më të mirë që janë pensionuar gjatë vitit 2019 dhe duket fantastik.


Portier: Petr Cech

Mbrojtës: Patrice Evra, Andrea Barzagli, Ashley Cole.

Mesfushorë: Bastian Schweinsteiger, Xavi, Wesley Sneijder, Arjen Robben.

Sulmues: Samuel Eto’o, Fernando Torres, Robin van Persie.


/Telegrafi/