Forma e lartë që po kalon Vedat Muriqi ka vazhduar edhe në ndeshjen me Genclerbirligin.
Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar dy herë vetëm në pjesën e parë.
Fillimisht në minutën e 23, ai e ka shënuar golin e parë për ekipin e tij, duke e barazuar rezultatin në 1-1, pasi Fenerbahce ishte duke humbur.
https://www.youtube.com/watch?v=i2SWt9jgPZI
Ai golin e dytë personal dhe të tretin për Fenerbahçen e shënoi në minutën e 39-të.
https://www.youtube.com/watch?v=unZlwPsdFZo
Rezultati pas pjesës së parë është 3-1 në të mirë të Fenerit.
Me këto dy gola ai kalon në krye të renditjes së top-shënuesve me nëntë gola të realizuara. /Telegrafi/