Sa herë ju ka ndodhur që në çastin e zemërimit të thoni diçka për të cilën më vonë jeni penduar?
Ky është truk i dobishëm i cili do t’ju ndihmojë që më të mos bini në situata të tilla, transmeton Telegrafi.
Ekziston mënyra e thjeshtë e cila do t’ju pengojë që të “shpërtheni” në situata të caktuara dhe të thoni gjëra për të cilat më vonë do të pendoheni.
Ekzistojnë tri pyetje të thjeshta të cilat duhet t’ia bëni vetes, në mënyrë që të shmangni të thoni apo të bëni diçka për të cilën më vonë do të mund të pendoheni.
Të gjithë ne ndonjëherë acarohemi në situata të caktuara, kjo thjesht është në natyrën njerëzore. Mirëpo, mënyra se si reagoni kur jeni të nevrikosur është diçka që në tërësi është nën kontrollin tuaj.
Kur nevrikoseni, pyesni veten:
A duhet ta them këtë që mendoj?
A jam unë personi i cili duhet ta thotë këtë?
A jam unë personi i cili duhet ta thotë këtë pikërisht në këtë moment?
Këto tri pyetje në të vërtetë janë stërvitje e vogël mendore e cila do t’ju ndihmojë të mendoni për veprimet tuaja dhe t’i kontrolloni sjelljet tuaja.
Në këtë mënyrë, në situata stresuese jepni vetes pak kohë që të mendoni për atë se si ndiheni, çfarë do t’ju mundësojë që në çdo sfidë të përgjigjeni më të qetë dhe vetvetiu edhe në mënyrë më të mençur seç do të bëni kur do t’ju përfshijë zemërimi.
Sot nuk mundeni të shmangeni nga stresi, mirëpo mund të ndikoni që më mirë të përballeni me problemet.
Pra kjo stërvitje është hapi i parë në këtë drejtim. /Telegrafi/