Pas dy barazimeve, Arsenali ka shënuar fitore në kuadër të xhiros 34-të të Ligës Premier.
Topçinjtë triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin The Emirates kundër West Bromwich Albion me rezultat 2:1 në saje të dygolëshit të Alexis Sanchez.
Gunners te dyja golat i realizuan në pjesën e parë të ballafaqimit me WBA-në.
Sulmuesi kilian fillimisht realizoi gol në minutën e gjashtë të takimit pas një pasim të saktë të marra nga Aaron Ramsey.
Po i njëjti sulmues ngriti epërsinë e Arsenalit në dy gola shtatë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë, kur me një goditje precize nga gjuajtja e lirë, realizoi një gol mjaft të bukur raporton Telegrafi.
Megjithëse në pjesën e dytë skuadra e Arsene Wenger e kërkoi edhe golin e tretë, këtë nuk ia arritën në saje të mbrojtjes dhe portierit të skuadrës mysafire.
Të vetmin rast në këtë pjesë e pati mesfushori Mesut Ozil, i cili nuk u tregua i saktë para portierit Ben Foster dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2:0 për Arsenalin.
Pas kësaj fitore, Arsenali rikthehet në pozitën tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ib88nYzDXxc
https://www.youtube.com/watch?v=AoOMER-kmxw