Telegrafi

Super ndeshje në xhiron e 15-të në Albi Mall Superligë, vëmendja në kryeqytet

Futbolli elitar në vendin tonë vazhdon me ndeshjet e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në program ditën e sotme (e shtunë) janë tre ndeshje për tu zhvilluar, dy nga ora 13:00 dhe një tjetër nga ora 18:00.

Trepça ’89 dhe Drenica do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’ në një derbi rajonal.

Dy skuadrat duan të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe pritet një sfidë shumë interesante.

Duel tejet intersant pritet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Malishevën.

Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së shtunë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Prishtina do të përballet me Gjilanin në një derbi të futbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë katër ndeshje pa humbje, ku kanë marrë tre fitore e një barazim dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër Gjilani vije pas dy ndeshje pa humbje dhe synon të largohet me pikë nga kryeqyteti. /Telegrafi/