Pasi dje janë zhvilluar dy takimet e para në elitën e futbollit kosovar, gjatë ditës së sotme do të luhen edhe katër të tjera.
Padyshim vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit në Kosovë është në Obiliq, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.
Skuadra mitrovicase ka befasuar të gjithë me këtë start fantastik dhe ndodhet në pozitën e parë e ndjekur pikërisht nga Prishtina.
Bardh e kaltërtit synojnë me fitore ta rikthejnë pozitën e parë edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë marrë parasysh formën e minatorëve.
Interesant pritet të jetë edhe takimi tjetër mes dy skuadrave pretendente për titull, Llapit dhe Feronikelit.
Llapjanët nuk dinë të dorëzohen dhe po i radhitin fitoret një nga një. Ndërkohë edhe kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli synon triumfin në Merdare.
Drita do të jetë nikoqire e Ferizajit dhe kërkon fitoren për të dalë nga kriza ashtu siç do ta presë Trepça skuadrën e Drenicës. /Telegrafi/
Prishtina-Trepça ’89
Trepça-Drenica
Drita-Ferizaj
Llapi-Feronikeli