Telegrafi

Super-modeleve Bella dhe Gigi Hadid iu vdes halla nga një atak kardiak ndërsa po përballej me pneumoni dhe COVID-19

Halla e Bella dhe Gigi Hadid, Ghada Hadid, ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes në Uashington, DC.

Vendasja e Palestinës kishte pësuar një atak në zemër këtë javë pasi u sëmur me COVID-19 dhe pneumoni, të cilat e vendosën atë në njësinë e kujdesit intensiv, shkruan DailyMail.

Vëllai i Ghada-s, Mohamed Hadid, 73 vjeç – i cili është babai i Bella dhe Gigi, si dhe djalit Anwar, njoftoi lajmin për vdekjen e saj në rrjetet sociale.

“Ka ndërruar jetë motra ime e madhe e bukur”, shkroi në rrjetet sociale biznesmeni me banim në Los Angeles.

“Motra ime Zoti hapi dyert e Parajsës dhe i mundësoftë Ghada-s një hyrje të lehtë, do të jesh ndër palestinezet më të bukura në parajsë”.

Lexo po ashtu Anwar Hadid fotografohet nën shoqërinë e një femre misterioze, vetëm pak kohë pas ndarjes nga Dua Lipa

Babai i motrave super modele shtoi: “Ju keni qenë një zë për paqen. Ti ke lënë trashëgimi, Lina Hadid, për të luftuar për të gjithë ne. Ne të duam ty”.

Mohamed dhe Bella kishin udhëtuar në Uashington DC para vdekjes së saj për t’i thënë lamtumirën e fundit.

Para se të vdiste Bella, 25 vjeçe, Gigi dhe Mohamed kërkuan lutje nga fansat e tyre.

“Ju lutemi lutuni për hallën tonë Ghada”, tha Bella në InstaStory teksa publikoi imazhe të saj. “Të dua”, shtoi ajo në postimin e saj.

Bella gjithashtu e kujtoi hallën e saj përmes një fotografie nga një prej ditëlindjeve të saj.

Dhe një fotografi tjetër tregonte Ghada-n me Mohamedin dhe dy motra të tjera në veshje zyrtare.

Një fotografi me Mohamedin dhe Ghada u shpërnda gjithashtu teksa Bella shkroi mbi postimin: “Babai im dhe motra e tij e madhe Ghada”. Ajo shtoi një emoji me zemër të kuqe.

Në një fotografi të ditës së saj të dasmës, Bella e quajti zonjën “Mbretëresha Palestineze” dhe shtoi dy emoji të kurorës.

Pastaj ishte një fotografi e Mohamedit në një aeroplan privat teksa shikonte nga dritarja.

“Duke fluturuar, babai im në vendlindjen time në Uashington DC për të parë motrën e tij për herë të fundit”, shkroi Bella mbi imazhin e trishtuar.

“Mezi pres të shoh familjen tonë të madhe, të bukur, palestineze”, shtoi modelja e ‘Versace’, e cila dikur shoqërohej me artistin The Weeknd.

Gigi Hadid, 26 vjeçe, gjithashtu u lajmërua në InstaStory për të ndarë dhimbjen e saj.

“U prehtë në paqe halla jonë Ghada”, ka shkruar ajo. “Nuk do t’i harroj kurrë sytë e saj të shkëlqyeshëm dhe buzëqeshjen”, shtoi modelja. /Telegrafi/