Site icon Telegrafi

Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligën këtë sezon

Barcelona ka mbetur pak mbrapa në garën e hershme për titull në La Liga kundër Real Madridit.

Pas barazimit kundër Granadës, skuadra katalunase aktualisht zë vendin e tretë në La Liga pas Los Blancos dhe Gironas.

Super kompjuteri i Opta-s nuk i ka dhënë shumë shanset e Blaugranëve për të fituar titullin e La Ligas këtë sezon.

Lexo po ashtu Zbulohet se sa duhet të paguajë Barcelona për ta marrë Guimaraes

AI i ka dhënë klubit katalunas vetëm 13 për qind shanse për të fituar kampionatin – krahasuar me 75.9 për qind të Real Madridit.

Barcelonës i jepet një shans 39.8 për qind për të përfunduar në vendin e dytë dhe do të ketë një diferencë të vogël pikësh me Los Blancos.

Blaugranët do të synojnë ta bëjnë Super kompjuterin të dështojë në këtë parashikim duke marrë së shpejti kontrollin e garës për titull në La Liga dhe duke kaluar Real Madridin në krye të tabelës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version