Super-kompjuteri i SportNation.Bet ka parashikuar Liverpoolin si fitues të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve kur ata përballen me Tottenham Hotspur në finalen e këtij viti.
Reds nuk e kanë fituar çmimin më të madh të futbollit evropian që prej fitores së tyre të paharrueshme të vitit 2005, i cili i pa ata të bënin një rikthim të jashtëzakonshëm për të tronditur Milanin.
Ata u mposhtën 3-1 në vitin e kaluar në Kiev nga Real Madridi pasi dy gabime të mëdha nga portieri Loris Karius.
Megjithatë, gjiganti anglez është rikthyer edhe këtë sezon në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen të shtunën mbrëma me Tottenhamin.
Sipas super-kompjuterit të SportNation.Bet, klubin nga Anfield do të shënoj fitore në finale dhe do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Ky kompjuter pretendon se Reds kanë 65 për qind shans për të fituar, ndërsa Tottenhami me 35 për qind.
Mjeti ka parashikuar gjithashtu edhe golashënuesit, ku Mohamed Salah shihet si favoriti kryesor për të shënuar në finale, ndërsa pas tij vjen Harry Kane.
“Super-kompjuteri favorizon Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve, me llogaritjet që tregojnë se Reds kanë diçka më shumë”.
“Algoritmi është i vetëdijshëm për rekordet e Liverpoolit ndaj Spurs, por edhe origjina e famshme evropiane e Reds duhet të jetë gjithashtu një faktor, që do të thotë që Klopp duket i destinuar të fitojë trofeun”, ka thënë një zëdhënës i SportNation.Bet.
Përqindjet e finales së Ligës së Kampionëve
Për të fituar trofeun
Liverpool – 65%
Tottenham – 35%
Metoda e fitores
Liverpool në kohë të rregullt – 55%
Tottenham në kohë të rregullt – 23%
Liverpool në kohë shtesë – 10%
Tottenhami në kohë shtesë – 6%
Penalltitë – 8%
Golashënuesit e mundshëm
Mohamed Salah – 40% shanse për të shënuar
Harry Kane – 33% shanse për të shënuar
/Telegrafi/