Telegrafi

Super goli i Messit nga gjujatja e lirë nuk i solli më shumë se një pikë Argjentinës

Argjentina dhe Kili i kanë ndarë pikët në kuadër të Grupit A në Kupën e Amerikës.

Të dy skuadrat e filluan ndeshjen me shumë kujdes, duke tentuar të krijonin hapësira përpara.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Argjentina kishte një gjuajtje të lirë dhe atë përgjegjësi si gjithmonë e mori Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës arriti që të qëllonte me sukses nga ndërprerja, duke realizuar për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Kili kishte më shumë iniciativën për të dalë përpara dhe kjo gjë iu shpërblye.

Në minutën e 57-të, Arturo Vidal dështoi të shënonte penalltia, derisa nga topi i kthyer, Eduardo Vargas arriti që ta fuste topin në rrjetë.

Paraguai është lider i Grupit A me tre pikë, Argjentina dhe Kili me nga një, Uruguai ende nuk ka luajtur dhe Bolovia pa pikë. /Telegrafi/