Telegrafi

Super goli i Messit ia fitoi Barcelonës tri pikë përballë Levantes

Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona ka triumfuar në kuadër të javës së 13-të në La Liga me rezultat minimal 1-0 ndaj Levantes.

Skuadra katalunase e filloi mjaftë mirë takimin në shtëpi, duke krijuar disa shanse të mira.

Mirëpo, 45 minutat e parë nuk prodhuan gola, edhe pse rastet për të dyja anët nuk mungonin.

Në pjesën e dytë, Blaugranasit ishin më të organizuar dhe kërkonin tri pikë, gjë që ia dolën nga fundi i sfidës.

Frenkie de Jong dhuroi një asistim maestral për Lionel Messin që me anë të shtyllës pingule shënoi në portën mysafire.

Pas javës së 13-të, Barcelona është në vendin e tetë me 17 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të takohet me Real Sociedadin që është lider në ligë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NczRV7STF1s