Xhiroja e 15-të në elitën e futbollit kosovar na sjellë një derbi të madh.
Dy ish-kampionët e Kosovës, Prishtina dhe Besa do të përballen me njëra tjetrën.
Të dyja skuadrat synojnë titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa në rast humbjes, Besa do të mbetej mbrapa këtij qëllimi.
Ndeshja derbi mes Prishtinës dhe Besës do të zhvillohet në Kastriot në stadiumin e KEK-ut me fillim nga ora 13:00.
Ndërkohë ndeshja e dytë që do të zhvillohet sot është në Skenderaj.
Dy skuadrat që humbën në mesjavë, Drenica dhe Gjilani do të përballen me njëra tjetrën.
Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit njëherit do të jetë edhe derbi i skuadrave të mesit të tabelës. /Telegrafi/