Grupi Suning ka hedhur poshtë raportet e mediave që sugjerojnë se ata po përpiqeshin në mënyrë aktive të shisnin Interin.
Mediumi italian Corriere della Sera deklaroi të mërkurën se Suning do të ‘shesë me kënaqësi’ Interin nëse ata marrin një ofertë prej 600 milionë eurove.
Kjo pasi kompania e madhe thuhej se kufizimet e tregut kinez dhe problemet me Financial Fair Play duan ta dëmtojnë fuqinë e tyre financiare.
Megjithatë, një zëdhënës i pronarëve kinezë i ka mohuar këto raportime të mëdha duke thënë se janë vetëm fjalë.
“Sa për të ashtuquajturat “histori” të raportuara nga degët e huaja, ne as nuk i konsiderojmë ato”, ka thënë fillimisht zëdhënësi për Sina Sports.
“Fokusi ynë i vetëm është Liga”, përfundoi ky zëdhënës i Suning Group.
Ndryshe, kinezët e Interit në fillim kur blenë shumicën e aksioneve filluan me investime të mëdha të menjëhershme, por e ndalën hovin.
Suning blenë Gabigolin, Joao Marion dhe shumë emra tjerë, por shpenzimet e tyre u kufizuan nga shteti kinez. /Telegrafi/