Telegrafi

Sundimi i ligjit – nxitëse e zhvillimit ekonomik

Nën organizimin e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, ka nisur sot në Gjilan konferenca e dytë Shkencore Regjionale me temën “Sundimi i ligjit, siguria publike, faktorë ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”. Në këtë konferencë përveç Kosovës po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, një fjalë rasti pati nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili është shprehur se ndihet i privilegjuar që sot në Gjilan po mbahet kjo konferencë shkencore.

“Tema e zgjedhur është shumë qenësore për një shtet të ri demokratik. Duhet theksuar se pa sundimin e ligjit dhe sigurisë publike nuk mund të ketë zhvillim, sepse siguria është mbështetëse dhe nxitëse e zhvillimit ekonomik. Falënderoj ISLD-në që po bënë një punë të jashtëzakonshme, ku sot po e lason librin ‘Reforma’”, ka thënë ai.

Konferenca po i vazhdon punimet me kontributet e të pranishme të tjerë nga shtetet e rajonit. /Telegrafi/