Liverpooli dhe Sunderlandi kanë zhvilluar një ndeshje mjaftë të bukur, por në fund nuk soli fitues pasi ndeshja u mbyll 2-2.
Liverpooli e nisi ndeshje fuqishëm dhe kishte shumë raste para portës së Vito Mannones, i cili shumë herë me vështirësi e nxirrte topin jashtë.
Por në e 19-të nuk kishte se çfarë të bënte më shumë, kur Daniel Sturridge i vetëm nga tre-katër metra shënoi me kokë.
Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Anthony Taylor futet në zonë ku ndalet në mënyrë të palejueshme nga Klevan.
Nga pika e bardhë i saktë ishte Jermanine Defoe për 1-1.
Sunderland kishte raste të mira edhe pas golit, por fati nuk ishte me ta.
Pjesa e dytë nisi me maturi nga të dyja anët.
Në rastin e parë të mirë Liverpooli arriti të gol. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-1.
Liverpooli u mundua ta menaxhoj rezultatin, por shënuesi i golit, Mane luajti me dorë në zonë dhe Sunderland fitoi penalltinë e dytë.
Përsëri Defoe ishte i saktë në minutën e 84-të.
Pas këtij barazimi Liverpooli ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Sunderland me 15 pikë mbetet në pozitën e 18-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/SkyFootball/status/815942156393193472
https://twitter.com/GoalHQ/status/815950890649735169
https://twitter.com/LFC_Vines/status/815958701848821761
VIDEO of Sadio Mane handball incident and Defoe dispatching the PK. Not sure what Mane is thinking… #SAFC 2-2 #LFC pic.twitter.com/cjqddnUUIm
— Joe Prince-Wright (@JPW_NBCSports) January 2, 2017