Telegrafi

The Sun: Wenger mund të nervozohet me Xhakën për këtë arsye (Foto)

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vendosur të viziton Kosovën për disa ditë.

Me këtë rast Xhaka është stërvitur së bashku me futbollistët e Prishtinës pasi dëshiron të jetë në formë për Topçinjtë.

Lexo po ashtu Ja çfarë shkruan Arsenali për prejardhjen e Xhakës (Video)

Por, sipas të përditshmes angleze The Sun, kjo mund të jetë një arsyeje që trajneri Arsene Wenger të nervozohet me yllin shqiptar.

“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon ta zemëron trajnerin Arsene Wenger, për faktin se po stërvitet me klubin kosovar FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan The Sun.

Lexo po ashtu I jashtëzakonshmi Iniesta as nuk i afrohet asaj që bëri Xhaka ndaj Shqipërisë (Foto)

E gjitha kjo pasi besohet se ai duhet të pushonte dhe jo të stërvitet në grup, ku edhe ekziston mundësia për ndonjë lëndim. /Telegrafi/