Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vendosur të viziton Kosovën për disa ditë.
Me këtë rast Xhaka është stërvitur së bashku me futbollistët e Prishtinës pasi dëshiron të jetë në formë për Topçinjtë.
Por, sipas të përditshmes angleze The Sun, kjo mund të jetë një arsyeje që trajneri Arsene Wenger të nervozohet me yllin shqiptar.
“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon ta zemëron trajnerin Arsene Wenger, për faktin se po stërvitet me klubin kosovar FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan The Sun.
E gjitha kjo pasi besohet se ai duhet të pushonte dhe jo të stërvitet në grup, ku edhe ekziston mundësia për ndonjë lëndim. /Telegrafi/