Festa e lansimit të albumit të Rita Orës në një klub nate u ndërpre nga një frikë e tmerrshme sigurie me një fans i cili ishte jashtë kontrollit.
Dalja e superyllit në skenë në koncertin intim u vonua me një orë pasi burri i veshur me tuta filloi të sillej në mënyrë të çrregullt mes turmës, shkruan The Sun.
Punonjësit e sigurisë ndërhynë në përpjekje për të qetësuar fansin e paidentifikuar, por ata u detyruan të thërrisnin policinë për t’u marrë me të.
Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, shkaktoi një skenë të madhe – është shumë e frikshme kur dikush duket krejtësisht i pakontrollueshëm në një turmë”.
“Ata ishin tashmë brenda vendit të ngjarjes, por askush nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë donte të arrinte – sapo filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë policia u mblodh”.
Shikuesit treguan se si policët mbërritën shpejt dhe burri përçarës u prangos dhe u largua nga vendi i ngjarjes nga oficerët.
Ai u pa jashtë i ulur në pjesën e pasme të një veture policie ende në pranga.
Rita, 32 vjeçe, po priste të niste koncertin në “Pryzm” në Kingston, Londrën Jugperëndimore, për fansat që kishin siguruar biletat për të parë lansimin e albumit të saj të ri, “You & I”.
Kur Rita më në fund ishte në gjendje të fillonte shfaqjen pas vonesës, fansat kërcyen dhe kënduan së bashku ndërsa ajo performonte hitet e saj duke përfshirë: “Body On Me”, “I Will Never Let You Down” dhe “Praising You”.
Dhe zhurma para koncertit të saj nuk dukej se e ndikoi atë.
Rita u lajmërua në Instagram pas koncertit duke shkruar: “Ishte e mahnitshme. Të interpretoja këto këngë të reja live për ju ka qenë diçka tjetër që kam ëndërruar për kaq shumë kohë. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur në këtë koncert intim”.
Rita ka punuar shumë për të promovuar albumin e ri “You & I”, duke u shfaqur në dyqanet e HMV për të nënshkruar disa kopje fizike për fansat e saj.
Ajo këndoi tre nga këngët e saj të reja në vilën e spektaklit “Love Island” të martën mbrëma.
“You & I” u publikua të premten e kaluar dhe tashmë është në vendin e gjashtë në top-listën e albumeve më të pëlqyera të momentit në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/