Telegrafi

“The Sun” gabimisht raportoi se “Princi Philip ka vdekur!” (Foto)

Mediumi i njohur britanik “The Sun” gabimisht ka botuar një lajm, sipas të cilit thuhet se Duka i Edinburghut ka vdekur, pak para takimit emergjent të thirrur nga Buckingham Palace.

Kështu së paku shkruan mediumi tjetër britanik “DailyMail”, sipas të cilit “The Sun” kishte postuar një lajm me titullin: Princi Philip vdiq në moshën 95-vjeçe,…”.

Ky lajm, përcjell Telegrafi, thuhet të jetë publikuar nga ky medium gabimisht përpara se Pallati Buckingham të njoftojë se Duka i Edinburgut, i cili është 95 vjeç, nuk do të kryejë angazhime publike nga vjeshta e këtij viti.

Gjithsesi, shtohet më tej, ndërsa ky lajm u hoq me shpejtësi nga faqja e internetit, ai vazhdoi të shfaqej në kërkimet e Google.

Po sipas “DailyMail”, edhe mediat franceze gjithashtu botuan gabimisht lajmin në mënyrë të gabuar duke njoftuar se Princi Philip kishte vdekur. /Telegrafi/