Site icon Telegrafi

The Sun: Dua Lipa është ndarë nga i dashuri Pual Klein

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, sipas tabloideve britanike i ka dhënë fund romancës së saj me Paul Klein.

Është tabloidi britanik The Sun që ka trajtuar situatën aktuale të bukuroshes nga Prishtina.

Foto: Instagram

Dua ka tash e sa kohë që ka qenë në një romancë me Paul Klein, me të cilin madje janë parë shpesh bashkë dhe pushimet i kaluan bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

22 vjeçarja dhe solisti i bendit LANY ka pesë muaj që kanë qenë bashkë, mirëpo duket se i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të vështirësive.

“Dua dhe Paul kanë kaluar shumë mirë bashkë, por gjërat nuk funksionuan. Ndarja ka sjellë kujtimet e saj për Isaacun me të cilin ishte ndarë në të njëjtën kohë vitni e kaluar”.

Dua Lipa dhe Paul

“Ajo i ka shkruar përsëri atij, por me që ishte jashtë Britanisë javët e fundit Dua dhe Paul nuk janë parë me njëri-tjetrin”, thekson burimi i afërt me The Sun.

Ende vet këngëtarja shqiptare nuk e ka konfirmuar situatën e saj të re në jetën private.

Dua Lipa duke performuar

Dua më parë ka qenë në lidhje me Isaac Carew, kurse viti 2017 ishte më i suksesshmi për të në të gjitha aspektet.

Pos lidhjes me Paul, bukuroshja shijoi sukses të madh me albumin e vet-titulluar, “Dua Lipa” dhe me hitin më të madh të kohës, “New Rules” që kaloi një miliard klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version