Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Wolves, Jota: 95 për qind e njerëzve besojnë se Liverpooli duhet të shpallet kampion

Ylli i Wolverhampton Wanderers, Diogo Jota ka thënë se 95 për qind e njerëzve besojnë se Liverpooli duhet të kurorëzohet kampion i Ligës Premier nëse sezoni 2019/20 anulohet.

Liverpooli ka qenë i pamëshirshëm këtë sezon duke humbur vetëm një ndeshje nga 27 të zhvilluara, duke udhëhequr garën me 25 pikë para Manchester Cityt.

Dhe nëse ndeshjet nuk janë në gjendje të rifillojnë për shkak të pandemisë së coronavirusit, Jota do të ishte i lumtur nëse titulli i jepet ekipit të Jurgen Kloppit.

Lexo po ashtu Marino: Liga Premier do të anulojë pjesën tjetër të sezonit si kampionati belg

“Nëse do të kishim fatkeqësinë të mos ishim në gjendje të përfundonim sezonin, unë mendoj se pak njerëz do ta kundërshtonin këtë”, ka thënë fillimisht Jota për Daily Mail.

“Sigurisht, ka gjithmonë klube rivale që mund të jenë kundër kësaj, por unë mendoj se 95 për qind e njerëzve do të ishin dakord”.

“Për mua ata do të ishin kampionë të drejtë”, përfundoi sulmuesi i Wolves. /Telegrafi/

Exit mobile version