Konyaspor është duke udhëhequr në përballje ndaj Galatasaray me rezultat 2-1, fal dy golave të sulmuesit shqiptar Erdon Daci.
Sulmuesi shqiptar nga Shkupi, ka shpërthyer në ndeshjen ndaj ish-kampionëve të Turqisë, duke shënuar dy herë.
Fillimisht ai shënoi në minutën e 41-të me një goditje të fortë brenda zonës, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi.
ERDON DACI!
Daci opens the scoring for Konyaspor against Galatasaray.pic.twitter.com/UZvuDY6nFm
— Football Macedonia (@MacedonianFoot) January 5, 2021
Pjesa e parë u mbyll 1-1 pasi mysafirët arritën të barazonin.
Por me të filluar pjesa e dytë, Daci e gjeti edhe golin e dytë personal, duke e kthyer skuadrën e tij në epërsi.
HES DONE IT AGAIN, ERDON DACI!
What a finish. pic.twitter.com/2I3CFt1iIn
— Football Macedonia (@MacedonianFoot) January 5, 2021
Këto janë dy golat e tij të parë këtë kampionat, ndërsa ndeshjen nga fillimi e ka nisur edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Sokol Cikalleshi./Telegrafi/