Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Sevillas, Ben Yedder tallet me Liverpoolin pas ndeshjes në rrjetet sociale (Foto)

Sulmuesi i Sevillas, Wissam Ben Yedder, u tall me Liverpoolin pasi spanjollët barazuan rezultatin nga 0-3 në 3-3 në Ligën e Kampionëve.

Reds e mbyllën pjesën e parë me dy gola nga Roberto Firmino dhe një nga Sadio Mane. Por, skuadra e Jurgen Klopp, u befasua në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Sevilla 3-3 Liverpooli: Firmino yll, dështojnë portierët

Wissam Ben Yedder shënoi dy gola të shpejtë, të parin në minutën e 51-të pas asistimit nga Ever Banega. Ndërsa, në minutën e 60-të shënoi nga pika e bardhë.

Golin e barazimit e shënoi Guido Pizarro në minutën e 93-të.

Pas gjithë kësaj, Ben Yedder, u tall me klubin anglez në Twitter, duke shkruar: “Shpresoj që Milani e ka shikuar”.

Wissam Ben Yedder tani është golashënuesi më i mirë në histori të Sevillas me tetë gola, duke kaluar Frederic Kanoute me shtatë gola

Për 19 orë postimi i tij ka arritur të 32 mijë shpërndarje dhe 52 mijë pëlqime, numër i madh duke parë se lojtari në llogarinë e tij ka vetëm 56 mijë ndjekës.

Prapavija e këtij statusi ishte rikthimit i famshëm i Liverpoolit ndaj Milanit në finalen e vitit 2005 të Ligës së Kampionëve.

Normalisht që e gjitha kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve të LFC, të cilët nuk kursyen edhe komentet negative drejt lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version