Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Romës papritmas kthehet në objektivin kryesor të Milanit

Milani po fokusohet vetëm te Tammy Abraham për sulmin e tyre, veçanërisht pas marrëveshjes së Romës me Gironan për Artem Dovbyk dhe West Hamit për Niclas Füllkrug.

Kuqezinjtë tashmë kanë siguruar Alvaro Moratan nga Atletico Madrid për të zëvendësuar Olivier Giroud dhe tani po kërkojnë një tjetër qendërsulmues. Janë përmendur disa opsione dhe çmimi preferohet të jetë i ulët, gjithashtu sepse klubi pritet t’i besojë edhe adoleshentit Francesco Camarda.

Sipas mediave të shumta si Sky Sport Italia, Sportitalia, Fabrizio Romano dhe shumë të tjera, Abraham është zgjedhja e parë për trajnerin Paulo Fonseca.

Kjo po bëhet më e dukshme gjatë orëve të fundit falë disa zhvillimeve të tjera. Atu përfshihen marrëveshjet e Romës me Gironan për Dovbyk.

West Ham United gjithashtu raportohet se ka rënë dakord me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Füllkrug, i cili gjithashtu kishte qenë në listën e kandidatëve të mundshëm të Milanit disa javë më parë.

Lexo po ashtu E kryer, Roma kompleton sulmin, Artem Dovbyk do të kalojë në kryeqytetin italian

E gjithë kjo tregon se Abraham mbetet kryesori, pasi refuzoi Evertonin, por ai synon të mbetet në Serie A.

Milani mund të ofrojë Luka Jovicin dhe para për të arritur te Abraham, madje ndoshta duke shkëmbyer lojtarët edhe në huazim. /Telegrafi/

Exit mobile version