Policia amerikane ka arritur të arrestojë 22-vjeçarin Robert E. Crimo, i dyshuar për vrasjet masive në paradën e Chicagos, ku humbën jetën 6 persona.
Parada e 4 korrikut në parkun Highland, është ndalur në mënyrë të befasishme kur u dëgjuan të shtënat e armëve, vetëm 10 minuta pas fillimit të saj, transmeton Telegrafi.
Robert "Bobby" E. Crimo III taken in Alive. Don’t tell me we don’t have a problem with race in this country. #JaylandWalker killed no one and got shot 60 times. pic.twitter.com/Kbw5Wy3bEG
— Far From Scripted Podcast (@FarScripted) July 5, 2022
Sulmuesi kishte hap zjarr nga kulmi i një ndërtese, ku filloi të shtie mbi civilët në paradë. Si pasojë e kësaj mbetën të vrarë 6 persona dhe 36 tjerë u plagosën.
Crimo raportohet se ka pasur të paktën katër armë për të cilat ka pasur leje, përfshirë pushkën gjysmë-automatike AR-15 dhe revolen, shkruan Fox News.
Nga policia bëjnë të ditur se sulmuesi ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës përmes disa shkallëve të drurit. Ai është identifikuar si 22-vjeçari Robert E. Crimo i cili është në paraburgim.
Policia e rrethoi veturën e tij dhe Crimo doli jashtë me duart e ngritura lart, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, shkruan BBC.
BREAKING: New video in showing the apparent arrest of Crimo in Lake Forest. 🎥: Ryan Lerman@ABC7Chicago pic.twitter.com/RjIjTF3Z4y
— Tre Ward ABC 7 (@TreWardTV) July 4, 2022
Ai u shtri me fytyrë në tokë dhe më pas u prangosë – për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit, nga ku pret të ballafaqohet me drejtësinë.
Policia akoma nuk ka konfirmuar motivet e këtij sulmi. E njëri prej pjesëmarrësve në paradë tha se në fillim i ishte dukur sikur po shpërthenin fishekzjarrët.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill, janë shokuar me dhunën që edhe një herë i solli lot qytetarëve amerikanë. /Telegrafi/