Shinji Okazaki mund të largohet nga Liga Premier për tu bashkua me Milanin në Serie A.
Skuadra e Vincenzo Montellas po synon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit në fazën ofensive.
Lojtari nuk ka arritur të luaj shumë këtë edicion dhe dëshiron largimin nga kampionët e Anglisë.
E Milani është skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit japonez.
30-vjeçari mund t’i bashkohet ‘Rossonerëve’, për një shumë rreth 10 milionë euro.
Okazaki përpos Leicesterit ka luajtur në Evropë edhe për dy skuadrat gjermane si Stuttgart dhe Mainz 05. /Telegrafi/