Telegrafi

Sulmuesi i Kosovës kthehet në fushë pas dy vitesh (Foto)

Sulmuesi i Kosovës, Ilir Azemi, është rikthyer në një ndeshje zyrtare me Greuther Furthin, pas më shumë se dy vitesh.

Ai kishte pësuar një aksident të rëndë në gushtin e vitit 2014, për çka iu deshën 25 muaj rikuperim për t’u rikthyer sërish për skuadrën e parë.

Azemi hyri në fushë në minutën 79 në ndeshjen e humbur 3:0 nga Wurzburger Kicker.

Për kundërshtarët luajti Valdet Rama, që hyri tre minuta më herët.

Azemi kishte shkëlqyer me Kosovën në miqësoren historike me Haitin, të luajtur në “Adem Jashari”.

Ai shihej si një sulmues më të ardhme të madhe.