Telegrafi

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani po bëhet baba për herë të parë – prezanton të dashurën atraktive

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani, pak ditë më parë shënoi golin e tij të parë në ekipin e ri, Hapoel Beer Sheva.

Por mesa duket sukseset dhe arritjet nuk po e ndjekin atë vetëm në rrafshin profesional.

Kjo pasi i njëjti ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej me partneren e tij, teksa i mban duart te barku i saj i rrumbullakosur.

Foto: Astrit Selmani/InstaStory

“Së shpejti do të bëhemi tre”, ka shkruar Selmani në mbishkrimin e kësaj fotografie të ndarë me ndjekësit e tij.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar u largua nga skuadra e tij e mëparshme, Hammarby në korrik të këtij viti, duke u transferuar në skuadrën izraelite Hapoel Beer Sheva. /Telegrafi/