Telegrafi

Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Kinë?

Hamdi Salihi mund të rikthehet në Kinë raporton “Panorama Sport”, e cila shkruan për një ofertë prej 450 mijë dollarësh në sezon për sulmuesin.

Emri i ekipit nuk bëhet i ditur, por sulmuesi e ka përmendur edhe më parë faktin që ka patur një ofertë nga Kina, por vendosi të qëndroje te Skënderbeu.

“Në dimër kisha një ofertë nga Kina, ku kam luajtur një vit dhe krijova një përvojë interesante. Presidenti i Skënderbeut më ka kërkuar që të paktën të qëndroj deri në verë. Njërëzit këtu janë të interesuar për mua, kjo është e bukur”, kanë qenë fjalët e shkodranit për heute.at një muaj më parë.

Gjithsesi në lidhje me këtë tratativë sulmuesi pritet të vendosë pas mbylljes së kampionatit me korçarët, e nisur nga oferta e lartë ekonomike, mund të kemi një rikthimin të “bomberit: shkodran në Kinë, ku ai ka luajtur më parë me Jiangu Suning.