Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Izraelit flet rreth incidentit që kishte me Berishën

Sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi, ka folur pas ndeshjes rreth incidentit që kishte me Etrit Berishë, ku pastaj portieri i Kombëtares së Shqipërisë doli me karton të kuq.  

Autori i golit të parë ka thënë se ai nuk e provokoi Berishën dhe se goditja ishte mjaftueshëm e fortë që ai të shtrihej në tokë.

“Nuk e kam provokuar Berishën, ai erdhi dhe unë nuk lëviza. Ai më provokoi duke më prekur. Ka gabuar dhe kjo ishte ajo që ndodhi’.

“Goditja? Ishte e mjaftueshëm e fortë për të rënë në tokë, edhe pse nuk kisha gjak në kokë. Gjyqtari mori vendimin e drejtë”, ka thënë Zahavi. /Telegrafi/

Exit mobile version