Ndeshja e parë e xhiros së 10-të në La Liga u zhvillua mes Osasunës dhe Granadas, derisa ka sjell një skenë interesante dhe shumë politike.
La Liga ka ndalur shfaqjen e flamujve të Izraelit dhe Palestinës dy vende që janë në luftë, megjithatë tifozët vendas kanë thyer këtë rregull duke shfaqur qindra flamuj palestinez.
Kjo për shkak se sulmuesi izraelit i Granadës, Shon Weissman , më parë kishte zemëruar shumë persona me disa postime në rrjetet e tij sociale, teksa ndante mesazhe duke kërkuar që palestinezët të qëlloheshin në kokë.
Si rezultat, tifozët vendas të Osasuna shprehën mbështetjen e tyre për Palestinën duke sjellë flamuj në stadium.
Kjo shfaqje solidariteti bie ndesh me dekretet e fundit të La Ligës, sepse liga, së bashku me policinë kombëtare, ndaluan flamujt e Palestinës në stadiume.
Megjithatë tifozët vendas të Osasunas thyen rregullat duke futur qindra flamuj të Palestinës në stadium dhe duke brohoritur pro këtij shteti.
Sa i përket reprezentuesit izraelit Weissman ai nuk u paraqit fare në këtë sfidë, në fakt ai është pezulluar nga Granada për postimet e tij dhe nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për ta zhvilluar këtë ndeshje.
Dueli mes Osasunës dhe Granadas përfundoi me fitoren e skuadrës vendase me rezultat 2-0. /Telegrafi/
@Osasuna fans thank u for humidity 🙏❤#FreePalistine #somalia #reymaz8 pic.twitter.com/qAxAK58GN8
— Reymaz8🇸🇴🇪🇸 (@8_rey_cules) October 21, 2023