Telegrafi

Sulmuesi italian kryen testet mjekësore te Interi (Video)

Gianluca Caprari ka kryer teste mjekësore e Interi këtë mëngjes, pasi agjenti i tij konfirmon se bisedimet janë shumë të avancuara.

Është raportuar mbrëmë se sulmuesi i Pescaras ishte në prag të një kalimi te Nerazzurrët, edhe pse është e mundshme që ai do të huazohet përsëri në klubin e tij aktual, por sot është parë duke kryer vizitat mjekësore, ku i ka përshëndetur të gjithë me një ‘Forca Inter’.

“Ne jemi shumë të avancuar, por asgjë nuk është bërë zyrtare”, ka thënë agjenti i tij, Davide Lippi për Sportitalia.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Në thelb kemi një marrëveshje për çdo gjë, por ju duhet të prisni për kontratën që do të depozitohet përpara se të flasim për një transferim. Inter kanë qenë gjithmonë shumë të interesuar për lojtarin”

“Negociatat u zhvilluan shumë shpejt, Inter janë një ekip të rëndësishëm. Ne jemi duke pritur për të parë se çfarë do të ndodh në ditët e ardhshme, por ai është shumë i lumtur”, përfundoi agjenti i futbollistit. /Telegrafi/

VIDEO / Le prime parole di Caprari da interista