Sulmuesi i Genoas, Albert Gudmundsson, raportohet se i ka dhënë dritën e gjelber kalimit tek Interi në verë duke refuzuar kështu kalimin në Ligën Premier tek Tottenhami.
26-vjeçari po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon Serie A, duke luajtur një rol kyç në ngritjen e Genoas në mes të tabelës, dhe duke evituar rënien nga kategoria në sezonin e tyre të parë në elitë.
Gudmundsonn po shihet si profili i duhur për disa skuadra të ndryshme që kanë shprehur interesim për të, duke përfshirë këtu Tottenhamin dhe Juventusin.
Kontrata e isalndezit me Genoan skadon në qershor të vitit 2027 dhe ai ka një çmim prej 30 milionë eurosh.
Gazzetta dello Sport shpjegon se Gudmundsson ka vendosur t’i jap prioritet qëndrimit në Itali dhe i ka dhënë dritën e gjelbër Interit për të bërë transferimin në verë.
‘Nerazzurrët’ duhet të bëjnë një ofertë e cila i përshtatet Genoas dhe ideja fillestare është një huazim me përfshirje të klauzolës për blerje të detyruar të kartonit.
Reprezentuesi islandez ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 2533 minuta sa ka luajtur gjithsej në 29 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë./Telegrafi/