Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Fenerbahces, Erdinç: Kam luajtur në Gjermani e Francë, por Vedati është ndër më të mirët që kam parë

Mevlut Erdinç është një nga blerjet e Fenerbahces këtë edicion në fazën e sulmit, por që ka mbetur në bankë pas formën së Vedat Muriqit.

Sulmuesi që ka gjetur rrjetën e parë me Fenerbahcen në ndeshjen e Kupës ndaj Kaiyserispor është ndalur të flas për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për sulmuesin shqiptar.

“Kam luajtur në Gjermani dhe Francë. Vedati është një nga sulmuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë. Një vlerë e jashtëzakonshme”.

“Shpresoj që të vazhdojë me këtë formë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, ka thënë ai për Sabah Sport.

Erdic shtoi se është i lumtur te Fenerbahce dhe të gjithë shokët dhe trajneri e kanë uruar për golin.

Sipas tij Fenerbahce e ka nisur mirë vitin 2020 dhe duhet të vazhdojë më këtë formë që ta arrijë objektivin që është titulli i kampionit. /Telegrafi/

Exit mobile version