Sulmuesi rus i Dinamo Moskës, Pavel Pogrebnyak, ka pasur të luajë në ndeshjen kundër Anzhit, por ai ka preferuar ta shikojë ndeshjen Juventus – Inter në Torino.
Sipas mediumit rus TASS, Dinamo Moska ka hapur hetime për lojtarin për ta zbuluar të vërtetën.
Ish futbollist i Fulham dhe Reading, është parë në një foto në rrejte sociale duke e parë derbin e Serie A.
Ai mund të marr vetë vërejtje, por edhe mund të përjashtohet për gjestin e bërë.
Sulmuesi 34-vjeçar ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Dinamon, kundër Tosno me 29 tetor.
Pas ndeshjes me Anzhin, ai nuk është ftuar nga klubi në katër ndeshjet e radhës.
Pogrebnyak nga fotot shihet që është fans i flakë i Juventusit.
Sulmuesi kulmin e karrierës e kishte te Zenit St Petersburgut mes viteve 2007 dhe 2009, kur fitoi kampionatin në Rusi dhe UEFA Kupën. /Telegrafi/