Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Barcelonës mund të përfundoj te Swansea

Cristian Tello po kërkohet edhe në kampionatin anglez nga Swansea.

Swansea City janë vënë seriozisht për të siguruar shërbimet e një sulmuesi, pas largimit të sulmuesit italian, Alberto Paloschi.

Skuadra e Ligës Premier është duke e konsideruar të nis një ofertë prej 15 milionë funteve drejt Barcelonës për sulmuesin spanjoll, Cristian Tello.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas The Sun, sulmuesi anësor, i cili kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Fiorentina, është i prirur për të lënë Camp Nou në kërkim të futbollit të rregullt.

Megjithatë, Swansea nuk është e vetme pas tij, pasi do të përballet me konkurrencën nga Serie A dhe Southampton për nënshkrimin e 24-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version