Në Mitrovicë dje janë arrestuar katër të dyshuar pasi nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.
Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast u kanë dëmtuar uniformën.
Me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje, kurse rasti është klasifikuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.