Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë sulmuar viktimën mashkull.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri shufra metalike, transmeton Telegrafi.
“Rreth-rrotullimi Lakërishtë, Prishtinë / 28.09.2024-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri shufra metalike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/