Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë së fundmi një deklaratë për media në lidhje me sherrin e Antonela Berishës dhe së motrës kundrejt modeles Klea Prenga.
Ajo ishte sulmuar nga motrat Berisha derisa po darkonte në një restorant në Tiranë.
Ato i kanë shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe nga vetë Klea në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale.
Rrumbullaku theksoi që strukturat rendore të policisë janë duke u marrë me rastin.
“Mund të iu them që strukturat rendore të policisë në Tiranë dhe strukturat e departamentit të policisë kriminale janë totalisht të angazhuar për kapjen e personave”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “Shumë shpejt do të keni edhe njoftimet përkatëse në lidhje me arrestimin dhe vënien para drejtësisë tyre mbi bazën e vlerësimit të masës së sigurisë nga gjykata”.
Të njëjtat u shpallën në kërkim nga policia menjëherë pas ngjarjes së rëndë. /Telegrafi/