Site icon Telegrafi

Sulmuan gjyqtarin pas ndeshjes, Gjilani dënohet me dy ndeshje jashtë shtëpisë dhe 5 mijë euro

Gjilanit i ka kushtuar shumë lëshimi në organizim në takim ndaj Llapit, ndeshje që e fituan me rezultat 3-0.

Në fund të ndeshjes tre persona e sulmuan gjyqtarin Meriton Berisha, derisa ai ishte duke shkuar drejt zhveshtoreve.

E ky sulm ndaj gjyqtarit Berisha i ka kushtuar Gjilanit me dënim të fushës dhe me të holla.

Lexo po ashtu Sulmohet gjyqtari pas ndeshjes Gjilani – Llapi

FFK e ka dënuar me dy ndeshje jashtë terrenit të vet Gjilanin dhe pa tifozë dhe me shumën prej 5,000 eurove.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Tre persona janë përcjellur në polici pas sulmit ndaj gjyqtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version