Telegrafi

Sulmuan fizikisht dy policë në Mitrovicë, arrestohen tre persona

Derisa po kryenin detyrën e tyre, dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga disa qytetarë në Mitrovicë, si pasojë ata kanë marrë tretman mjekësorë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, tre personat janë shoqëruar në polici, ku dy prej tyre janë në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa tjetri  është liruar.

“Ata dyshohen se kanë sulmuar zyrtarët policor si dhe kanë penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare me veprën penale për kundërvajtje”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/