Një person është arrestuar pasi gjatë kalimit të kufirit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 04:25 në Merdare, Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/