Një person i kombësisë serbe është arrestuar pasi që në gjendje e dehur kishte sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:40 në bulevardin “Isa Boletini”, në Mitrovicë.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/