Një shtetase e Republikës së Shqipërisë ka raportuar një mashkull kosovarë në polici. Kjo pasi sipas saj përderisa ajo ishte në vendin e punës së saj është ofenduar me fjalë nga nga kosovari që njëkohësisht sipas policisë i njëjti ishe me probleme psikike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Opterushë në qytetin e Rahovecit.
Viktima femër shtetase e R. Shqipërisë ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike).
Po ashtu me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Telegrafi/