Telegrafi

Sulmohet seksualisht një e mitur në Ferizaj, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/