Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një të mitur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/