Një serb është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti në gjendje të dehur në një kafiteri ka sulmuar fizikisht policin e këtij komuniteti, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Ai po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policer, thuhet në njoftimin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.
“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/