Mbrëmë në Prishtinë një person ka tentuar t’i sulmojë më thikë policët të cilët e kishin ndaluar.
Sipas raportit të Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “George Bush” ku ka arrestuar të dyshuarin pasi që kishte tentuar t’i sulmoj me një mjet të mprehtë (thikë) njësinë policore, të cilët ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Gjatë arrestimit, një kalimtar i rastit gjithashtu i kishte penguar zyrtarët policorë dhe i njëjti është arrestuar. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.