Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:30, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/